Senegali ka konfirmuar se Sadio Mane nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 si pasojë e lëndimit të tij.
Sulmuesi i Bayern Munichut fillimisht pritej të humbiste gjithsesi turneun, por ai u përfshi në skuadrën e fundit të Senegalit për Kupën e Botës, edhe pse kombi afrikan pranoi se ata kishte të ngjarë të ishin pa Manen për ndeshjet e para.
Megjithatë, Senegali tani e ka pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për ta rikthyer Mane në formë dhe e ka përjashtuar zyrtarisht atë nga turneu.
“Fatkeqësisht, skanimi i sotëm MRI na tregon se evolucioni i dëmtimit nuk është aq pozitiv sa kishim shpresuar dhe për fat të keq duhet të deklarojmë tërheqjen e Sadios nga Kupa e Botës”, tha mjeku i ekipit Manuel Afonso.
Senegali kishte pranuar më parë se ata ishin të përgatitur të bënin gjithçka që mundeshin për ta rikthyer Mane në kohë.
Mane u diagnostikua me atë që Bayern e përshkroi si një dëmtim në kokën e fibulës së djathtë pas fitores 6-1 të ekipit të tij ndaj Werder Bremen më 8 nëntor, por skuadra gjermane fillimisht ishte e bindur se problemi i Mane ishte pak më shumë se një goditje.
Megjithatë, së shpejti u shfaqën raporte që zbuluan shkallën e dëmtimit të Mane dhe koha e problemit përfundimisht i ka kushtuar Manes mundësinë e tij për t’u paraqitur në Kupën e tij të dytë botërore.
Bayern më vonë konfirmoi se Mane i ishte nënshtruar një operacioni të suksesshëm për këtë çështje, gjë që mund ta detyronte atë të kalonte një periudhë të gjatë jashtë fushës./FolDrejt/