Gjurmët e eksplozivit janë gjetur në vendin e tubacioneve të dëmtuara Nord Stream, ka thënë një prokuror suedez, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Muajin e kaluar, një hetim paraprak i dëmtimit në dy tubacionet e gazit Nord Stream në pjesën daneze të Detit Baltik tregoi se rrjedhjet ishin shkaktuar nga “shpërthime të fuqishme”.
Gjetjet ishin të ngjashme me ato të prokurorëve suedezë, të cilët thanë se dy vrima të tjera në tubacione gjithashtu dukej se ishin shkaktuar nga shpërthime të qëllimshme nënujore dhe çështja u hetua si një akt sabotimi bruto.
Duke konfirmuar se kishte ndodhur sabotim, Prokuroria Suedeze tha në një deklaratë: “Analiza që është kryer tani tregon gjurmë të eksplozivit në disa nga objektet që u gjetën”.
Ata shtuan: “Hetimi është shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës. Hetimi në vazhdim do të përcaktojë nëse mund të identifikohet ndonjë i dyshuar.”
Katër rrjedhjet në tubacionet, të cilat lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik, janë kthyer në një pikë ndezjeje në krizën e Ukrainës.
Rrjedhjet ndodhën në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë.
Tubacionet e dëmtuara Nord Stream shkarkuan sasi të mëdha metani, një gaz i fuqishëm serrë, në ajër për disa ditë./FolDrejt/