Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ka shkuar ashtu siç ka dashur Kremlini, raporton Reuters.
Shefi i Gardës Kombëtare Viktor Zolotov tha se forcat e ekstremit të djathtë ukrainas fshiheshin pas civilëve, një akuzë e bërë vazhdimisht nga zyrtarët rusë.
Duke folur në një shërbesë kishtare të udhëhequr nga Patriarku Ortodoks Kirill të dielën, Zolotov tha: “Do të doja të them se po, jo gjithçka po shkon aq shpejt sa do të donim. Por ne po shkojmë drejt qëllimit tonë hap pas hapi dhe fitorja do të jetë për ne, dhe kjo ikonë do të mbrojë ushtrinë ruse dhe do të përshpejtojë fitoren tonë.”
Zolotov është një zyrtar i fuqishëm i sigurisë, i cili dikur ishte përgjegjës për sigurinë personale të Putinit dhe që tani drejton Gardën Kombëtare./FolDrejt/