Sipas BBC-së dhjetëra raketa të lëshuara nga Gaza ndriçuan qiellin, pas vrasjes së të paktën 10 personave në sulmet ajrore izraelite.
U bë e ditur se lideri i militantëve Tayseer Jabari ishte në mesin e të vrarëve.
Një vajzë 5-vjeçare në Gaza gjithashtu vdiq, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Pala palestineze u përgjigj duke gjuajtur më shumë se 100 raketa në Izrael gjatë natës, por shumica u kapën nga mburoja e mbrojtjes raketore të Iron Dome të Izraelit, por sirenat u dëgjuan në një numër qytetesh izraelite gjatë gjithë natës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin rifilluar sulmet me raketa kundër pozicioneve të shumta militante në Gaza, duke vazhduar sulmet deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Shkëmbimi i zjarrit brenda natës shënon përshkallëzimin më serioz të dhunës që nga lufta 11-ditore e majit 2021, e cila la më shumë se 200 palestinezë dhe një duzinë izraelitë të vdekur përpara se të aprovohej një armëpushim./FolDrejt/