Një audio-përgjim tronditës nga shërbimi i sigurisë së Kievit tregon një grua ruse që i jep leje partnerit të saj ushtar të përdhunojë gratë ukrainase.
Audioja rrëqethëse 30 sekondëshe u postua në kanalin Telegram të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.
Audio u publikua pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi rusët për kryerjen e “qindra përdhunimeve”, duke përfshirë edhe sulmet seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.
Postimi ka mbishkrimin ‘Përgjim i SHËRBIMIT TË SIGURISË: Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase’.
Në klip një grua dëgjohet duke thënë: “Po, bëje. Me gratë ukrainase. Përdhunoji ato. Po”.
“Mos më thuaj asgjë, e kuptoj”.
Një burrë dëgjohet duke u përgjigjur: “Pra, duhet të përdhunoj dhe të mos të them asgjë?”
Kur ajo konfirmoi, ai përgjigjet me padurim: “A mundem me të vërtetë?”
Ajo i thotë po, por e këshillon të përdorë masa mbrojtëse.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi më herët: “Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Po mblidhen dëshmi. Mijëra e mijëra viktima. Qindra raste torturash. Vazhdojnë të gjenden trupa në kanale ujërash të zeza dhe bodrume. Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël.
Në fund të muajit të kaluar, ushtarët rusë në Ukrainë u dëgjuan duke folur për “përdhunimin e vajzave” në audio të tmerrshme nga komunikimet e përgjuara në radio./FolDrejt/