Të paktën 197 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 351 janë plagosur nga sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës thuhet se më shumë se një mijë institucione arsimore u dëmtuan nga bombardimet e ushtrisë ruse ndërsa 91 prej tyre u shkatërruan plotësisht, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi sulmet e saj, 197 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 351 fëmijë tjerë janë plagosur./FolDrejt/