Një grua shtatëzënë dhe foshnja e saj vdiqën vetëm dy ditë pasi ajo u infektua me COVID-19 dhe u transferua në një repart të papërshtatshëm për të trajtuar sëmundjen e saj, thuhet në një hetim që përfundoi këtë muaj.
Sumera Haq, 37 vjeçare, ishte tetë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u infektua me virusin dhe filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak dhe përkeqësim të shëndetit.
Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Whipps Cross në Leytonstone, në lindje të Londrës, dhe fillimisht u trajtua në një repart të lindjes më 7 gusht të vitit 2021, përcjell rtv21.tv
Dy ditë më vonë, gruaja që me profesion ishte mësusese, u transferua në një repart mjekësor pasi kishte probleme me frymëmarrje dhe gjendja e saj u përkeqësua, ku më pas pësoi një atak kardiak.
Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk kishte shenja jete dhe pavarësisht se mjekët u përpoqën ta ringjallën, foshnja u shpall e vdekur vetëm 15 minuta pas lindjes, raporton The Mirror.
Sumera Haq-it iu dha trajtim urgjent, por gjendja e saj e shkaktuar nga COVID-19 vazhdoi të përkeqësohej dhe ajo vdiq më 14 gusht.
Një hetim në Gjykatën Kërkimore të Londrës lindore që përfundoi më 14 korrik të këtij viti, zbuloi se Haq ishte transferuar në mënyrë të papërshtatshme në një repart mjekësor dhe vdiq pas mungesës së udhëheqjes klinike.
Kishte gjithashtu mungesë të ‘planifikimit shumëdisiplinor’ dhe mungesë monitorimi nga afër, si dhe mungesë ‘përshkallëzimi të duhur’ për shkak të përkeqësimit të saj përpara se të pësonte arrestin kardiak, u dëgjua në seancë.
Kasim Butt, bashkëshorti i saj, e përshkroi vitin e kaluar si “një makth të gjallë” pasi pësoi dhimbjen e dyfishtë./21Media