Marina e Koresë së Jugut sot lëshoi në përdorim destrojerin e ri 8.200 tonësh të pajisur me aftësi për interceptimin e raketave dhe kundër-nëndetëseve.
Ceremonia e lëshimit u mbajt në kantierin detar “Hyundai Heavy Industries” në Ulsan, në juglindje të kryeqytetit Seul, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Si një simbol i përpjekjeve për ndërtimin e një marine të fortë, të teknologjisë së lartë dhe një aset strategjik kombëtar, destrojeri 8.200 tonësh pritet të rrisë më tej aftësitë luftarake të Marinës”, citoi agjencia të ketë thënë Marina në një njoftim për media.
“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona edhe më të mëdha për të ndërtuar një ushtri të fortë oqeanike bazuar në teknologjitë më të fundit në përgatitje kundër kërcënimeve të ardhshme dhe për ndryshime në rrethana të luftës”, thuhet më tej.
Destrojeri 170 metra i gjatë dhe 21 metra i gjerë është i pajisur me funksione për shmangien e radarit dhe sistemit më të ri luftarak Aegis i aftë jo vetëm për të zbuluar dhe gjurmuar raketat balistike por edhe për t’i interceptuar ato, thekson raporti.
Destrojeri i ri mund të mbajë helikopterë MH-60R Sea Hawk dhe raketa balistike anije-tokë për të shënjestruar nëndetëset armike.
Që nga viti i kaluar, tensionet janë rritur në Gadishullin Korean pasi Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë përfshirë në stërvitje të shpeshta ushtarake për të treguar forcën e tyre ushtarake./FolDrejt/