Australia po dërgon 20 transportues të blinduar të personelit Bushmaster për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat ruse.
Kolona e Bushmasters të riparuar do të largohet sot nga Brisbane me aeroplanin C-17 Globemasters, shkruan Daily Mail, transmeton FolDrejt.
Makinat e blinduara janë lyer me ngjyrë të gjelbër ulliri dhe mbi to është flamuri i Ukrainës me shabllone në secilën anë dhe mbishkrimi “Të bashkuar me Ukrainën” në anglisht dhe ukrainisht./FolDrejt/