Aeroporti Ndërkombëtar Juan Santamaria i Kosta Rikës është rihapur për trafikun pasi një aeroplan mallrash DHL Boeing 757-200 rrëshqiti nga pista gjatë një ulje të detyruar, duke shkaktuar rënien e bishtit të tij, thanë autoritetet lokale të aviacionit.
Operatori “Aeris” njoftoi se aeroporti, i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit San Jose, u hap në orën 15:30 me orën lokale të së enjtes, disa orë më herët se sa pritej, pasi incidenti ka ndodhur më parë rreth orës 10 të mëngjesit, shkruan Reuters.
Incidenti ndikoi në zhvendosjen e planit të fluturimit për 8500 pasagjerë, si dhe 57 fluturime pasagjerësh dhe mallrash./FolDrejt/