Pas udhëtimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drejt Spanjës, edhe homologu nga shteti amë, Shqipëria, ka udhëtuar në shtetin spanjoll.
Si kryeministri Kurti, edhe Rama do të jetë pjesë e Kongresit të Internacionales Socialiste që pritet të mbahet në Madrid, trasmeton Fol Drejt.
“Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánçez”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij zyrtar në facebook./FolDrejt/