Dhjetë persona u vranë dhe nëntë u plagosën në një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në Urumqi, kryeqyteti i rajonit Xinjiang të Kinës perëndimore, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Sipas tyre, shkaku i zjarrit, i cili ra dje në katin e 15-të të ndërtesës, ishte një distributor elektrik me defekt, raporton Reuters.
Nëntë të plagosur janë mbajtur në spital për shkak të helmimit nga tym, por jeta e tyre ndodhet jashtë rrezikut, transmeton Fol Drejt.