Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, brenda 30 ditëve edhe një shtet tjetër njeh Izraelin si shtet të pavarur ose ka arritur një Marrëveshje Paqeje. Kjo është bërë e ditur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e paraqitit si një “hap tjetër i rëndësishëm për paqen dhe normalitetin në Lindjen e Mesme”.
Ai nuk ka ngurruar që ti quajë të dyja shtetet edhe si “miq të veçantë të SHBA”.
Izraeli është shtet i kontestuar te vendet myslimane dhe veçanërisht te ato arabe. Jordania dhe Egjipti ishin shtetet e vetme që kanë njohur Izraelin si shtet, kurse së fundi këtë shtet e kanë njohur edhe Emiratet dhe Bahreini./Foldrejt.com