Në hijen e problemeve ligjore dhe hetimeve penale me të cilat po përballet, ish-presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë sot tubimin e tij të parë të fushatës pranë qytetit Waco të Teksasit.
Analistët politikë vlerësojnë se Trump do të përpiqet të tërheqë mbështetësit e tij ultra të djathtë që të mblidhen në aeroportin e Waco-s të Teksasit dhe ta mbështesin atë në luftën për nominimin presidencial të Partisë Republikane, raporton Reuters.
Trump po përballet me një sërë sfidash ligjore dhe hetimesh penale, duke përfshirë edhe një nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit për ryshfet e supozuar të një vajze e njohur për video pornografike, Stormy Daniels, gjatë fushatës së tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, transmeton Fol Drejt.