Edhe SHBA ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj gazetarëve të klankosovës në Zubin Potok.
Kështu ka njoftuar vetë ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se edhe SHBA i bashkohet AGK-së dhe BE-së për të dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Kosovë.
“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter./FolDrejt/