Ministria e Mbrojtjes e Letonisë, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ushtarët e saj janë qëlluar me armë teksa po kryenin patrullim në Zubin Potok, transmeton Fol Drejt.
Tutje bëhet e ditur se NATO dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për rastin.
“Të dielën, më 25 dhjetor, kishte të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima”.
“Policia e Kosovës dhe KFOR (NATO) kanë nisur hetimet paraprake për rastin”, thuhet në postimin e kësaj ministrie./FolDrejt/