Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm që iu bë gazetarëve të klan kosovës në Zubin Potok.
Pacolli, përmes një postimi në Twitter është shprehur thellësisht i shqetësuar dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarëve.
“Thellësisht i shqetësuar dhe dënoj me format më të ashpra sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës nga bandat kriminale të paligjshme dhe të armatosura të kontrolluara nga serbët. Shohim një mjedis të përkeqësuar për sigurinë e gazetarëve dhe kërkojmë që autoritetet përgjegjëse të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Pacolli në Twitter./FolDrejt/