Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se edhe sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta. Sipas IHK-së, indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 09:00-17:00 qytetarët të jenë sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartin masa mbrojtëse, transmeton Fol Drejt.
Ndërkaq, për të enjten IHK parasheh vranësira të dendura, reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.
Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill./FolDrejt/