Pas mbajtjes së Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin azerbajxhanas.
Kështu ka njoftuar vetë kryeministri Rama, me anë të një postimi në facebook.
“Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, ka shkruar Rama./FolDrejt/