Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se nga sot do të fillojnë shkyçjen e të gjithë borxhlinjve të shërbimeve të ujit.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, përveç bizneseve, nga borxhi do të shkyçen edhe konsumatorët shtëpiakë.
“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.
Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.
Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.”/FolDrejt/