Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Euroactiv” ka komentuar çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, duke u ndërlidhur kështu edhe me dokumentin franko-gjerman, të përditësuar pak ditë përpara samitit të mbajtur në Tiranë.
Osmani nuk ka pranuar të flasë mbi përmbajtjen e këtij dokumenti, mirëpo në anën tjetër ka bërë me dije se ky dokument është në fazën e analizës nga zyrtarët e lartë shtetërorë.
Tutje, ajo është shprehur se pala kosovare do të vazhdojë të jetë konstruktive, e hapur e kreative, gjithashtu do të bëjë kompromise po qe nevoja, mirëpo asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën vend jofunksional.
“Pra, ne po punojmë për ta realizuar atë. Kur do të bëhet e madhe, ndoshta e arritur, është një çështje tjetër. Por ky është qëllimi ynë, duke pasur gjithmonë parasysh se ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin, si dhe karakterin e saj unitar siç parashikohet në Kushtetutën tonë”.
“Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktivë, të jemi të hapur, të jemi kreativë dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe”, është shprehur presidentja Osmani./FolDrejt/