Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se dialogu i tij me presidentin rus Vladimir Putin ishte ngecur pasi u zbuluan vrasjet masive në Ukrainë.
“Masakra që zbuluam në Bucha dhe qytete të tjera mori një rrjedhë tjetër, kështu që unë nuk kam folur drejtpërdrejt me të që atëherë, por nuk e përjashtoj që do ta bëj këtë në të ardhmen”, tha Macron për televizionin France 5, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
I pyetur nëse do të vizitonte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, presidenti i Francës tha se do të shkonte atje kur të mund të sillte diçka të dobishme dhe jo vetëm për të treguar mbështetjen e tij.