Zyrtarë të shumtë amerikanë folën me izraelitë, palestinezë dhe përfaqësues arabë në rajon gjatë fundjavës për t’u siguruar që tensionet në Jerusalem të mos përshkallëzohen, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Forcat izraelite të sigurisë hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem të premten herët në mëngjes, ku mijëra palestinezë u mblodhën për lutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke çuar në përleshje në të cilat, sipas shërbimeve shëndetësore palestineze dhe policisë izraelite, të paktën 152 u plagosën, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Shumica e palestinezëve pësuan lëndime nga plumba gome, granata shoku dhe rrahje me shkopinj policie./FolDrejt/