Mbrëmë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borell, dënoi, siç tha ai, “sulmet e vazhdueshme pa dallim nga forcat e armatosura ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë”.
Borelj tha në Twitter se ishte në kontakt me prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, Karim Khan, duke theksuar se krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.
Në njoftimin e tij, Borell shtoi se po punonte për dërgimin e pajisjeve ushtarake shtesë tek autoritetet ukrainase.