Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi zëdhënësin e tij Ibrahim Kalin në krye të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), njoftoi zyra e Erdoganit.
Kalin ka qenë zëdhënës i presidencës dhe këshilltar i Erdoganit për politikën e jashtme që nga viti 2014.
Agjencia shton se ish-kreu i MIT-it, Hakan Fidan, i cili e mbante atë detyrë që nga viti 2010, u emërua ministër i Punëve të Jashtme, në vend të Mevlut Çavusoglu, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.