Ukraina ka armë të mjaftueshme për një kundërofensivë kundër Rusisë, e cila do t’i sjellë atij vendi fitoren që i nevojitet për t’u bashkuar me NATO-n, tha sot ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba.
Ai vlerësoi se anëtarësimi në NATO “ndoshta do të ishte i mundur për Ukrainën vetëm pas përfundimit të armiqësive aktive”.
Reuters raporton se Kuleba nuk iu përgjigj pyetjes nëse kundërofensiva pranverore e paralajmëruar prej kohësh e Ukrainës kishte filluar, transmeton Fol Drejt.