Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se beson për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Zgjedhjet e 28 majit do t’i fitojmë duke rritur përqindjen e votave të marra në zgjedhjet e 14 majit. Dashtë Zoti, ne do të kemi një fitore historike”, shkroi Erdogan në Twitter.
Komisioni Zgjedhor i Turqisë njoftoi zyrtarisht të hënën se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 28 maj, transmeton Fol Drejt.