Një kuzhinier nigerian ka vendosur një rekord të ri Guinness për gatimin e vazhdueshëm për 100 orë dhe është shpallur zyrtarisht mbajtësi individual i rekordeve Guinness për seancën më të gjatë të gatimit të vazhdueshëm.
Hilda Bassi, një kuzhiniere nga Lagos, mahniti bashkatdhetarët e saj me një shfaqje maratonë gatimi që filloi të enjten dhe përfundoi të hënën mbrëma, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Turma e bashkëqytetarëve e mbështeti me vetëmohim Basievën gjatë gjithë kohës teksa ajo përgatiste ushqime të shumta të kuzhinës kombëtare dhe ndërkombëtare, nga orizi jollof deri te makaronat dhe akari, i cili bëhet nga mielli i fasules./FolDrejt/