Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një bisedë telefonike me Mbretin e Britanisë, Charles III, ka theksuar se Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar në periudhën e re do të vazhdojnë të zhvillojnë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e fortë mbi të cilën janë ndërtuar marrëdhëniet e dy vendeve.
Drejtoria e Komunikimit e Turqise njoftoi se presidenti Erdogan dhe mbreti Charles III në një telefonatë diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë bisedës telefonike, Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.
Mbreti Charles III u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator pas një mbretërimi prej 70 vjetësh./FolDrejt/