Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se po punon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të kapërcyer krizën ushqimore në vendet e pazhvilluara.
Më 22 korrik, në Stamboll u nënshkruan marrëveshje për zgjidhjen e problemit të dërgimit të produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia në tregun botëror.
Erdogan shpjegoi se gjatë bisedës së fundit me Putinin, ai përcaktoi se, përveç grurit, plehrat duhet të dërgohen edhe në vendet afrikane të zhvilluara dobët ose të pazhvilluara, raporton Fol Drejt.