“Marrëdhëniet tona me Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi me homologun kuban në Ankara
Türkiye i kushton rëndësi rritjes së bashkëpunimit të saj me Kubën, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Unë i kushtoj rëndësi veçanërisht rritjes së bashkëpunimit dhe solidaritetit tonë me Kubën, një nga partnerët tanë kryesorë në rajon”, tha Erdoğan në një konferencë shtypi me homologun e tij kuban Miguel Diaz-Canel Bermudez në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan tha se me presidentin kuban diskutuan mënyrat për të zhvilluar bashkëpunimin ekzistues në fusha të tilla si energjia, turizmi, ndërtimi, bujqësia, zhvillimi, shëndetësia dhe mjedisi.
Vizita e Bermudez përkon me 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Türkiyes dhe Kubës.
“Siç e dini, marrëdhëniet tona me Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve përbëjnë një nga shtyllat kryesore të politikës sonë të jashtme”, tha Erdoğan.
Ai shtoi se marrëdhëniet dypalëshe kanë mbetur nën potencialin e tyre që nga vendosja e sanksioneve të njëanshme ndaj Kubës vite më parë.
Türkiye dhe Kuba ranë dakord gjithashtu të rrisin vëllimin e tregtisë dypalëshe në 200 milionë dollarë.
Bermudez, nga ana e tij, nënvizoi se gjatë historisë, marrëdhëniet Türkiye-Kubë u zhvilluan “në bazë të respektit”.
Presidenti kuban tha se kishte një takim “të frytshëm” me homologun turk dhe se të dy vendet ranë dakord të diversifikojnë më tej marrëdhëniet tregtare dypalëshe.
Gjatë vizitës, Türkiye dhe Kuba nënshkruan gjashtë marrëveshje në fushat e medias dhe komunikimit, kulturës dhe diplomacisë./FolDrejt/