Belgjika e ka fituar përballjen kundër Kanadasë me rezultat 1-0. Një gol në pjesën e parë nga belgët ua ka siguruar tri pikë në takimin e rrethit të parë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt
Rastin e pastër për gol e kishin kanadezët në fillim të takimit, mirëpo në minutën e 11-të Alphonso Davies nuk arriti ta kthej në gol penalltinë e akorduar për Kanadanë. Nga ana tjetër, Belgjika arriti të realizoj golin e fitores në minutën e 44-të përmes Michy Batshuayi. Rrjedha e takimit solli raste nga të dyja anët me Kanadanë më insistuese, por pa arritur të barazojë rezultatin.
Në takimin tjetër të Grupit F, Maroku dhe Kroacia i kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0. Në dy sfidat e e 27 nëntorit, Bekgjika e sfidon Marokun nga ora 14:00, kurse Kroacia përballet me Kanadanë nga ora 17:00.