Zgjedhjet presidenciale në Turqi nuk kanë përfunduar. Recep Tayyip Erdogan do të shkojë në balotazh me rivalin e tij Kemal Kilicdaroglu, shkruan Fol Drjet.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Erdogan nuk ka grumbulluar mjaftueshëm vota për ta shmangur balotazhin. Aktualisht ai ka grumbulluar 49.51% të votave, krahas Kilicdaroglu i cili grumbulloi 44.88% të votave.
Raundi i dytë do të zhvillohet më 28 maj. Erdogan ka një diferencë të konsiderueshme të votave, andaj edhe po cilësohet si favorit.
Erdogan ka qenë në pushtet në Turqi për më shumë se 20 vjet, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president, duke i zgjeruar kompetencat e tij edhe më tej pas një grusht-shteti të dështuar në vitin 2016./FolDrejt/