Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka folur për marrëdhënien e tij me yllin argjentinas, Lionel Messi.
“Marrëdhënia ime me Lionel Messin? Tërhoqi shumë vëmendje, por ne kemi të njëjtin synim, që është të fitojmë me fanellën e PSG-së. Ne duam ta ndihmojmë ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me përvojën tonë. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha veterani spanjoll për gazetarin Hadrien Grenier.
Vini re se Ramos dhe Messi u bënë bashkëlojtarë sezonin e kaluar pas 16 vitesh rivalitet si lojtarë respektivisht të Real Madridit dhe Barcelonës./FolDrejt/