Mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard mund të rikthehet në Premier League.
Sipas Defensa Central, për 31-vjeçarin belg është interesuar Aston Villa. Trajneri i skuadrës, Unai Emery, do të miratojë transferimin, pasi e sheh Hazardin si kryesues të vijës sulmuese.
Real Madrid ka vendosur të ndahet me Hazard në merkaton e dimrit, por ende nuk ka marrë oferta zyrtare për lojtarin.
Në 3 sezone në Real Madrid, Hazard bëri vetëm 72 paraqitje.
Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur 15 dëmtime.