Ministria e Drejtësisë e Ukrainës ka thjeshtuar procedurën e martesës gjatë gjendjes së luftës, në mënyrë që tani të bëhet e mundur martesa online, njoftoi sot zëvendësministrja e Drejtësisë Valerija Kolomijec.
Ajo ka deklaruar se tani për shkak të rrethanave është e mundur regjistrimi dhe zyrtarizimi i martesës brenda një dite.
“Njerëzit që duan mund të martohen brenda një dite”, tha Kolomijec./FolDrejt/