Pesë persona u vranë nga bombardimet e qendrës së Kharkovit dhe 13 u plagosën, njoftoi sot shërbimi publik ukrainas Suspilne, duke iu referuar raportit të autoriteteve shëndetësore lokale.
“Shpëtimtarët po punojnë në vendet e prekura nga granatimet”, thuhet në raport, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Në granatimet e mëparshme, të djeshme, një person u vra dhe 18 u plagosën kur një predhë ruse goditi një nga rrethet qendrore të rajonit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, njoftoi në Telegram guvernatori i rajonit Oleg Sinegubov./FolDrejt/