43 anëtarë të rrjetit italian të krimit të organizuar Ndrangheta janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, në një operacion të përbashkët ku morën pjesë Europol dhe Eurojust.
Më shumë se 1000 oficerë të zbatimit të ligjit italianë, gjermanë dhe austriakë janë marrë me anëtarët e rrjetit kriminal italian me bazë në Crotone, një qytet në provincën italiane të Kalabrisë, tha Europol në një deklaratë.
Mes të arrestuarve, të cilët kryesisht janë me kombësi italiane, ka edhe shtetas gjermanë dhe austriakë, ka edhe një person të rangut të lartë që mendohet se është aktori kryesor i kësaj strukture kriminale./FolDrejt/