Ministri i Jashtëm britanik James Cleverley tha sot se Londra zyrtare do të vazhdojë të mbrojë pranimin e shpejtë të Suedisë në NATO.
“Ne do të vazhdojmë të shtyjmë për një përfundim të shpejtë të procesit tuaj të pranimit,” tha Cleverly në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun suedez Tobias Billstrom gjatë një vizite në Stokholm, raporton Reuters.
Ai theksoi se Suedia duhet dhe dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe se duhet ta bëjë këtë “sa më shpejt të jetë e mundur”./FolDrejt/