Dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar në polici në komunën e Fushë Kosovës e të Prishtinës.
Rastet kanë ndodhur me datë 11 shtator, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, në komunën e Fushë Kosovës, një ankuese ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Ndërkohë, në Prishtinë gjithashtu një ankuese femër ka pranuar një monedhë të falsifikuar, në vlerë prej 100 euro. Të dy rastet janë në hetime./FolDrejt/