Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar pas përpjekjes për ta ndaluar një person.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:05 të mëngjesit të datës 15 shtator, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se dy policë fillimisht kanë ndaluar një veturë me ngasësin, i cili pas verifikimit ka rezultuar se është në kërkim nga policia.
Tutje thuhet se i dyshuari ka tentuar të ikë me veturë nga vendi i ngjarjes teksa policia është përpjekur ta ndalojë dhe gjatë kësaj përpjekje për ndalim, dy policët kanë marrë lëndime.
Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të hetohet me procedurë të rregullt./FolDrejt/