Një person është arrestuar nën dyshimin se ka falsifikuar leje qëndrimin e Gjermanisë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 11:30, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, është liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/