Një person është arrestuar në Gjakovë pas lëndimeve që i ka shkaktuar qeni i tij një gruaje.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:10, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, viktima e cila është sulmuar nga qeni, ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas arrestimit është liruar.
Rasti shkon me procedurë të rregullt./FolDrejt/