Çmimet e ushqimeve botërore u rritën në janar, si pasojë e rimëkëmbjes në produktet e qumështit, vajrat bimore dhe sheqer, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Indeksi i çmimeve të ushqimeve të kësaj organizate botërore, e cila mat ndryshimet mujore në “shportën e produkteve” në të cilën përfshihen drithërat, vajrat, produktet e qumështit, mishi dhe sheqeri, në muajin e kaluar ishte mesatarisht 164.8 pikë krahasuar me 161.8 në dhjetor, raporton Reuters.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.