Mungesa jote m’ka lanë t’ngratë
Vaji im, vaj fukaraje
Jo për skamjen, po për ty nanë
Xhenet i asaj bote dhe i kësaj dynjaje
Më dhemb mungesa sa ma s’ka
Ky shpirti im krejt m’asht tha
Due përditë më t’përqafu
E di që për mu, malli t’ka përvlu
Mall ke ti, mall kam unë
Ndamja sjell mall pa fund
Prushi i mallit me u shu s’mundet
N’djep të zemrave gjithmonë përkundet
/RevistaUjiVII/