Një person është arrestuar pas dyshimeve për përdorimin e dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, rreth orës 00:05 të datës 19 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe në po atë gjendje ka shkaktuar dhunë dhe shqetësime ndaj viktimave kosovare.
Sipas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/