Australia ka njoftuar se ka nisur hetime për të verifikuar nëse ndonjë nga pilotët e saj ushtarak të pensionuar shërben në Kinë me qëllim të trajnimeve ushtarake.
Njoftimi vjen pas raportimeve se disa ish-pilot britanik të avionëve dhe helikopterëve kanë shkuar në Kinë për të trajnuar pilotët për një pagë vjetore prej 240 mijë funte (272 mijë dollarë), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç raporton ‘ABC News’, ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se ka kërkuar nga departamenti të hetojë këto pretendime dhe “të vijë në zyrën time me informacione të sakta lidhur me këtë çështje”.
Marles tha se nëse del që ndonjë australian shërben në Kinë, kjo do të jetë “shumë tronditëse dhe shqetësuese”.
Ministri britanik i shtetit për Forcat e Armatosura, James Heappey, tha se angazhimi i ish-pilotëve britanik nga ushtria kineze është shqetësuese për Britaninë e Madhe.
“Ne u kemi thënë personave të përfshirë dhe kemi qenë të qartë me ta se presim që ata të mos vazhdojnë të jenë pjesë e këtij organizimi. Ne gjithashtu do të nxjerrim një ligj, që pasi të kemi paralajmëruar personat në fjalë, do të jetë shkelje nëse ata vazhdojnë me trajnimet”, tha Heappey.
Autoritetet e Britanisë së Madhe lëshuan gjithashtu një “alarm kërcënimi” për të paralajmëruar pjesëtarët ushtarak dhe ish-ushtarak kundër përpjekjeve të tilla të rekrutimit, kryesisht nga kontraktor të palëve të treta./FolDrejt/