Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë një aksidenti në mes të dy veturave në fshatin Dardani të Ferizajt, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Fol Drejt.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.”, shkruan në raportin e policisë. /FolDrejt/