Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një person në Kaçanik, nën akuzën për për përdorim ilegal të armës , shkruan Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një peme, armën e kishte me leje por jo leje për bartje. Arma është sekuestruar përkohësisht.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia shtoi se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/