Në Ferizaj është raportuar se pronari i një moteli e ka sulmuar verbalisht e fizikisht punëtorin e një kompanie pastrimi për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e mbeturinave në kontejner.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi (SH.A), ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një moteli, e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontejner dhe një fature për pagesë. Lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.